• |
ide | kryesore

Publikohet klipi i shumëpritur i Rihannës dhe Sal Houdini “I Just”

I pakategorizuar



Rihana sapo ka publikuar këngën e saj më të re “I just”. Këngëtarja nga Barbados vjen në bashkëpunim me Sal Houdini. Artsiti 23 vjeçar me origjinë greke/afgane, numëron 6 albume vetëm gjatë periudhës 2015/2017, megjithëse emri i tij është bërë i njohur më tepër për versionet e tij të këngëve të famshme të publikuara në YouTube. Ajo që vumë re është se në tekst Rihana citon një fjali të thënë më parë në emisionin e “Ellen” kur është pyetur për statusin e saj aktual- “Mendoj se kam aq shumë gjëra në “pjatë” sa nuk kam kohë për të mbajtur një lidhje të qëndrueshme dhe serioze”. E kuptuam që Rihana nuk ka kohë për të krijuar një lidhje, por të paktën t’i hapë rrugë bashkëpuntorit të saj në këngë, i cili pritet të marrë shumë famë pas suksesit që do të ketë kënga.