• |
ide | kryesore

Shisnin drogë në Durrës/ Një i ri në pranga, tjetri në kërkim

I pakategorizuar



Një i ri u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi akuzohen për shitje droge në Durrës.

Në pranga u vu Françesko Selishta, 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa në kërkim u shpall 28-vjeçai A.Z.

Policia njofton se gjatë kontrollit të sotëm, Selishtës iu gjetën 9 doza heroine, që i mbante me vete.

Dyshohet se të dy, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, shisnin drogë në qytetin bregdetar. /LAPSI.AL/