• |
ide | kryesore

Shqipëria zvogëlohet me 26 mijë banorë në 5 vitet e fundit

I pakategorizuar



Zvogëlohet me 26 mijë banorë popullsia shqiptare në 5 vitet e fundit.Të dhënat e INSTAT tregojnë se në përiudhën 2012-2017 ka pasur një pakësim të popullsisë e ndikuar nga ulja e lindjeve, emigracioni dhe migracioni. Po si e shpjegojnë sociologët këtë tendencë?

Faktorët lidhen kryesisht me pasiguritë ekonomike të cilat sjellin uljen e numrit të familjeve dhe të lindjeve.

Arsyet se pse qytetarët shqiptarë emigrojnë, lindin më pak apo lëvizin  brenda vendit, lidhen kryesisht me pasigurinë e tyre ekonomike për të sjellë në jetë pasardhës, së dyti për shkak të vështirësive për krijimin e familjeve të reja si rezultat i emigrimit të moshave të reja”, thote per Ora News, sociologia Entela Binjaku. 

Ulja e numrit të popullsisë është një shqetësim i ngritur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndërkohë që sociologët kërkojnë më shumë politika mbështetëse për krijimin e familjeve të reja por edhe për të stimuluar lindjet.