• |
ide | kryesore

Vajzat e Maradonës në gjyq për vjedhje, akuzohen nga vetë ai

I pakategorizuar



Media argjentinase po gëlon nga lajmi i familjes Maradona. Diego ka vendosur të denoncojë vajzat e tij Dalma e Gianina. Sipas “Pibe de Oro”, të bijat i kanë marrë rreth 2 milionë euro nga llogaria e tij bankare. Shuma ishte depozituar në një bankë në Uruguai. Maradona ka autorizuar avokatët e tij, gjithnjë sipas medies argjentinase, që të ndërmarrin hapa ligjore ndaj vajzave të tij. Ish-futbollisti mendon se ato kanë vepruar të këshilluara nga e ëma, Claudia Villafane, ish-bashkëshortja e Diegos.