• |
ide | kryesore

A mbroheni me truproja? Flet Qazim Sejdini

I pakategorizuar



Pas akuzave të shumta të diteve te fundit, qe pasuan perplasjen ne Elbasan dhe situaten mes dy familjeve ne konflikt Capja dhe Cela ne ate qytet kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini ka thyer heshtjen.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini është pyetur sërish nga mediat në përfundim të Asamblesë së PS tek hotel Tirana.

Per “News 24”, nëse është e vërtetë se ndaj tij janë shtuar masat e sigurisë, Sejdini iu përgjigj negativisht, duke thënë se nuk ka badigardë. “Nuk është e vërtetë. Nuk kam badigardë, nuk mbrohem me forca shtesë”, the Sejdini.

Me heret, gjate paradites, pak para nisjes se punimeve te Asamblese, Sejdini është pyetur nëse kishte një koment në lidhje me ngjarjet në këtë qytet.

Sejdini ka komentuar fare shkurt, duke kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj. “Të funksionojë drejtësia, të flasë drejtësia”,- ka thënë ai