• |
ide | kryesore

Arben Ahmetaj dhe Rilindja optimistë, premtojnë rritje ekonomike 5.5%

I pakategorizuar



Nëse ka diçka që ministri i Financave, Arben Ahmetaj e bën me lehtësi, ajo është të dhënit të premtimeve. Në Asamblenë e sotme të PS, Ahmetaj është treguar mjaft optimist dhe ka folur për rritjen ekonomike. Ai duke folur për shifra konkrete është shprehur se kjo rritje ekonomike do të arrijë 5.5% në fund të madatit të dytë të PS-së.

Nga ana tjetër, FMN në parashiket e saj për vendit tonë ëshët shprehur se rritja ekonomike do të ngadalësohet në vitin 2018 dhe do të ketë trend rritës pot ë tillë. Sipas parashikimit të FMN-së, deri në fund të të mandatit të dytë të kësaj mazhorancë, rritja ekonomike do të variojnë në shifrën e 4-4.5%.

Por  pavarësisht faktorëve që ndikojnë në rritjen ekonomike dhe parashimeve të FMN0së, Arben Ahmetaj dhe Rilindja janë optimist dhe na premtojnë një rritje ekonomike 5.5%. ishte po ministri i Financave Arben Ahmetaj ai që premtoi se në mandatin e dytë do të kemi 220 000 vende të reja pune edhe pse nuk dihet ku shkuan 300 000 vendet e reja të punës të premtuara në mandatin e parë.