• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein dhe abuzimet me aktoret e Hollywood-it

I pakategorizuar



Të mërkurën, “The New York Times” publikoi një shkrim ku numëronte sjelljen abuzive të 65-vjeçarit, një prej burrave më të pushtetshëm në Hollywood.

Shkrimi përmbante edhe një sërë intervistash me viktimat, përfshirë aktoren Ashley Judd, historia e së cilës është në qendër të artikullit. “Gratë kanë kohë që flasin për Harvey-n”, u shpreh Judd, “Ka ardhur e ka kaluar koha për ta bërë këtë diskutim publikisht.”Aktorja Rose McGowan ka kritikuar ashpër gratë e tjera në Hollywood se po qëndrojnë të heshtura. Duket se e ka fjalën për disa nga aktoret më të rëndësishme, si Meryl Streep, Nicole Kidman apo Gwyneth Paltrow, të cilat zakonisht reagojnë në raste që kanë të bëjnë me abuzimin e grave dhe kanë punuar me Weinstein, por tani ato nuk kanë dhënë asnjë reagim. Ndërkaq, Weinstein ka kërkuar falje publike për “sjelljen e tij në të shkuarën” dhe dha për “New York Post” intervistën e parë pas skandalit. Ai u shpreh se bashkëshortja e tij Georgina Chapman, dizenjatore për markën e njohur të veshjeve Marchesa, po e mbështet në këtë situatë të vështirë ku gjendet.