• |
ide | kryesore

“I përjashtuari” Tahiri jep këshilla në Asamble: Sa më gjatë në pushtet aq me e madhe arroganca

I pakategorizuar



Një ndër folësit në Asamblenë Kombëtare të PS-së ka qenë edhe “i përjashtuari” nga qeveria Rama 2, ish-ministri Saimir Tahiri. Koordinatori kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit, Saimir Tahiri foli qartë në Asamblenë e Partisë Socialiste dha këshilla të qarta se si mund të ndodhë bashkëqeverisja.

Sipas tij, politikanët duhet të afrohen më shumë me njerëzit, por kjo bëhet duke luftuar rrugët e shkurtra, siç janë korrupsioni dhe rruga e tarafit, mikut. Out More >

Sa më e gjatë koha në pushtet aq me e madhe bëhet arrogance. Ne fituam të gjithë bashkë, tani kemi qeveri, struktura, ligje, fituam vetëm me njerëzit kur e kishim shumë më kollaj të qeverisnim me partitë. Ne e bëmë zgjedhjen e duhur që na bën me përgjegjësi më të madhe dhe punët na i bën më të vështira. Ose të mbyllim sytë për njëri- tjetri, ose të çlirohemi nga gjithçka që është pengesë për njerëzit. Kryeministri hapi dje një dritare jo të vogël, por nëse shfrytëzohet sikur duhet mund të jetë rruga e jonë me e mirë. Ti bindim se e kemi seriozisht kur t’i dëgjojmë njerëzit”. – tha Tahiri.

Rama dje u shpreh se ‘ku është Sajmir Tahiri se nuk po e shikoj. Por me siguri do jetë diku këtu vërdallë. Por dua të them që ai do na ndihmojë në këtë platformë me eksperiencën e tij”.