• |
ide | kryesore

Incidenti në Elbasan, flet Enea Bekteshi: Isha unë shoferi i ‘Audit’ të blinduar

I pakategorizuar



“Kam qenë unë shoferi i “Audit”. Nuk kisha qëllim që të godisja mjetin e policiseë…”. Kështu është shprehur 31-vjeçari Enea Bekteshi përballë trupit gjykues.

Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës si personi i dyshuar për incidentin e Elbasanit, ku u godit makina e zv.drejtorit të policisë së këtij qarku, Gjergji Oshafi. Bektshi u gjet nga policia në banesën e kunatit të tij në Cërrik.

Policia po kryen disa analiza të ADN-së në një shishe uji dhe një puro që u gjet në ‘Audin’ e blinduar, ndërsa është provuar se gjurmët e gishtave në makinë ishin të Enea Bekteshit.

/LAPSI.AL/