• |
ide | kryesore

Itali, atentat me armë shqiptarit në derë të shtëpisë 

I pakategorizuar



Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur me armë në hyrje të banesës së tij në qytetin e Astit në Itali. Mediat italiane shkruajnë se atij i kishin ngritur pritë dy persona të tjerë mbrëmjen e së premtes. Sipas të njëjtave burime dyshohet se 2 atentatorët kanë qëlluar me një breshëri kallashnikovi dhe më pas janë larguar me një makinë. Mediat italiane shkruajnë se dyshohet që edhe autorët të jenë shqiptarë dhe se shkak mund të jetë bërë ndonjë aktivitet i paligjshëm në fushën e drogës ose prostitucionit.