• |
ide | kryesore

Nisi bora, shikoni si u zgjua Kukësi sot

I pakategorizuar



Në Kukës kanë nisur reshjet e para të borës. Kanë nisur reshjet e borës në Njësinë Administrative Ujmisht por dhe ne Bushtricë.

Moti i keq me erë të fortë e shira përfshiu qytetin e Kukësit pasditen dhe mbrëmjen e së premtes (6 tetor)  ndërsa disa pemë u thyen dhe u rrëzuan si pasojë e stuhisë.

Në liqenin e Fierzës, si rrallë ndonjëhëre pati dallgë. 

Temperaturat pësuan rënie drastike, nga 24 gradë që ishin deri në mesditë ato zbritën në 9 gradë celsius.

Nuk është raportuar për ndonjë problematikë përveç ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra periferike.

Ndërkohë pati reshje dëbore në zonat e thella malore si Novosej, Shishtavec, Borje, Topojan ku temperaturat gjatë orëve të para të së shtunës u ulën ndjeshëm. Duket se dimri në këto zona sapo ka nisur

Hasi sot

Hasi sot

Hasi sot

Hasi sot

Hasi sot

Hasi sot

Hasi sot

Hasi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Kukësi sot

Sipas Meteoalb, pas mesnatës priteshin reshje dëbore në zonat malore në Veri dhe Lindje të vendit. Temperaturat në zonat e thella malore gjatë orëve të para të së shtunës, ulen nën 0°C, në zona të vecanta deri – 4°C.

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie me 7 – 8°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten nga -2°C në 19 – 20°C./ora news