• |
ide | kryesore

Patozi ironi me Grida Dumën: “Kolege” e zotit Berisha, yll në ngjitje i listës “Basha”

I pakategorizuar



I ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në News 24, ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi nuk e ka kursyer ironinë për deputeten Grida Duma i pyetur për deklaratat e saj të fundit. Ndonëse tha se “nuk dëshiron të komentojë deklaratat e saj”, nuk e kurseu ironinë duke e etiketuar Dumën “një kolege e zotit Berisha” dhe një “yll në ngjitje i listës “Basha”.

“S’më shkon shumë që të kem koment për yjet në ngjitje të listës “Basha aq më tepër që këta janë kolegë të zotit Berisha. Unë uroj që kjo të mos jetë një paradhënie e asaj që mendon zoti Basha. Në rast se zoti Basha mendon kështu do jetë shumë keq për atë vetë”, – tha Patozi.