• |
ide | kryesore

Pink tregon pak nga jeta e saj në një video 1 minutëshe (Video)

I pakategorizuar



38 vjeçarja ka postuar në rrjetet sociale një klip 1 minutësh nga dokumentari mbi albumin e ri “Beautiful Trauma”. Dokumentari përfshin prapaskena nga xhirimet e albumit si dhe pjesë nga jeta e këngëtares si nënë dhe yll i skenës. “Të krijosh një album do të thotë të jesh gjatë gjithë kohës gati për në provat e kërcimit, për xhirimet e klipit, për sete fotografike, për të performuar në skenë si dhe të jesh aty për çdo moment që fëmijët e tu kanë nevojë për mamanë.”- thotë Pink në dokumentar. Përveç dokumentarit, këngëtarja ka lançuar gjithashtu datat turit të koncertit 40 ditor, që nis nga Marsi deri në Qershor 2018.