• |
ide | kryesore

Policia jep detaje: Identifikohen 3 viktimat në Lezhë

I pakategorizuar



Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi në sot pasdite në rrugën  Torovicë – Malecaj në Lezhë ku një masiv  shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV. Policia thotë se deri në këto momente janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e tij është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor. Lapsi.al mësoi se dy nga viktimat janë një 31-vjeçar me iniciale E.Z. dhe një vajzë 21-vjeçe me iniciale A.Gj. Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për viktimën e tretë.