• |
ide | kryesore

Rama shpërblen sërish Ornela Çuçin e ‘plehrave’. Emërohet zv.ministre e Mjedisit

I pakategorizuar



Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ekipin e zv.ministrave të rinj. Ndonëse ai u mundua të theksonte se njerëzit e përzgjedhur prej tij nuk ishin seleksionime qokash apo shpërblime të tepsisë, mes emrave që ai prezantoi ka shembuj që e rrëzojnë qëndrimin e tij.

Një prej tyre është Ornela Çuçi, e cila është emëruar në postin e zv.ministrit të Mjedisit dhe Turizmit.

Çuçi ishte më parë një personazh krejt i panjohur në jetën publike.

Ajo u shfaq një vit më parë si pjesë e atij takëmi njerëzish që janë të gatshëm ta hanë turpin me bukë vetëm për t’i dalë në krah pushtetit kur ai është në ditë të vështitra.

Ornela Çuçi ishte një nga zërat e vetëm në publik që doli pro ligjit të importit të plehrave nga jashtë. Mjaftuan pak shkrime në gazetën MAPO të Henri Çilit, ku Çuçi punonte si pedagoge në UET, që ajo të thirrej nga Rama në takimin e parë që Kryeministri zhvilloi me ricikluesit e plehrave.

Fill pas kësaj, Çuçi u dërgua në studiot televizive për t’i bërë avokati Ramës dhe ligjit të tij të plehrave. Më pas ajo u shpërblye me postin e këshilltares së Kryeministrit  për mjedisin. Një vit më vonë ajo merr shpërblimin e dytë nga Rama, i cili e emëroi sot në postin e zv.ministrit të Mjedisit dhe Turizmit.

/LAPSI.AL/