• |
ide | kryesore

Reagon ashpër deputetja që Basha e dha ‘borxh’ te Mediu: Mos u bëni qesharakë!

I pakategorizuar



Deputetja e PD-së, Oriola Pampuri e cila është një prej 6 deputetëe që Basha ia dha ‘borxh’ Fatmir Mediut, ka reaguar ashpër, duke u kërkuar qytetarëve të mos bëhen qesharakë.

“Qytetare te nderuar, tashme prej tre legjislaturash nje grup me deputete te PD, kane qene pjese e nje grupi parlamentar Te PR, kjo per te mbeshtetur aleatin tone te PD, VETEM KAQ. MOS U BENI ME QESHARAKE. Kete e dine shume mire Gazetare , Analiste, Media, Portale dhe patjeter qe deputete te PD te cilet prej vitesh kane qene ne grupin e PR”, thotë Pampuri.

Ajo bashkë me 5 deputetë të tjerë të PD-së kaloi tek Partia Republikane në mënyrë që kjo të formonte një grup parlamentar. Përfitimi i Mediut nga ky pazar me Bashën ishte thjesht rritje rroge për të dhe dy vende të reja pune (këshllitar dhe sekretar për grupin)

/LAPSI.AL/