• |
ide | kryesore

Reagon këngëtari i përmenduar nga Rama si i punësuar tek AKBN

I pakategorizuar



Raa në Asamblenë e sotme të PS-së e ka shfrytëzuar edhe për të sulmuar ish-aleatët e tij në mandate ne parë. Kryeministri u shpreh se kishte edhe këngëtarë që punonin në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, duke thënë se kjo kohë do të ikë. Ndërkohë i menjëhereshëm ka qenë edhe reagimi i vetë këngëtarit për këtë akuzë. Ai është është Klajdi Musabelliu, këngëtari që u bë i njohur për të gjithë shqiptarët nga programi i parë i “Ethet e së Premtes Mbrëma”.

Vetë Nusabelliu i është përgjigjur kryeministrit Rama përmes një statusi në rrjetin social Instagram.

Unë këngëtar, gazetar dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por më mirë këngëtar dhe me dinjitet, sesa të lëpi mendere në këtë kohë bandash, droge dhe neokomunizmi që po instalon ti. Vdekja Fashizmit Liri Popullit, i nderuar”, – shkruan Musabelliu.

Musabelliu ka postuar edhe një foto të tijën me kryeministrin Rama në moshë më të re, dhe diplomën që tregon se është diplomuar për Shkenca Komunikimi.