• |
ide | kryesore

Arrestohet modelja, pozoi e zhveshur në monumentet e njohura të Egjiptit

Arkiva, Lajme, Paparazzi



Ishte menduar si një udhëtim në antikitetin e Egjiptit, por kaloi edhe nga burgjet e tij.

Modelja Marisa Papen është arrestuar nga autoritetet egjiptiane sepse ka pozuar e zhveshur në monumentet e famshme të Egjiptit.
“Në dy vitet e fundit kam realizuar fotografi në të paktën 50 vende. Rrallë herë përfundoj në situata të pasigurta. Deri në prill të këtij viti në Egjipt”, ka thënë modelja belge siç shkruan faqja britanike Metro dhe përcjell shqip Express.

Papen dhe fotografi australian Jesse Walker vendosen të bëjnë një sesion fotografish në Egjipt edhe pse ishin në dijeni të zakoneve konservatore kulturore të vendit. Roja i ka lejuar pas një bakshishi, por më pas u shfaqën dy burra.

“Tentuam tua shpjegonim se po bënim art dhe se kishim respekt të madh për kulturën egjiptiane, por ata nuk shohin ndonjë lidhje mes zhveshjes dhe artit. Në sytë e tyre e gjitha ishte porno”, ka shpjeguar ajo. Modelja dhe fotografi u dhanë atyre një rrushfet dhe burrat i lejuan, por nuk ia hodhën kudo kaq lehtë. Në një prej vendeve u shfaqën policët. Ata i arrestuan pa e zgjatur.


Megjithatë ajo pati idenë gjeniale që të fshinin fotot për të mos u lejuar policëve të gjenin prova. Pas disa orëve, Papen dhe Walker dolën para gjykatësit.

Gjykatësi i liroi ata duke i paralajmëruar të mos e bënin kurrë më një akt të tillë të turpshëm, pasi artistët i kishin bindur autoritetet që nuk kishin realizuar asnjë foto, vetëm kishin provuar dritën.

Kur u kthyen në dhomën e hotelit, Walker arriti të rikuperonte fotot e fshira me një program të veçantë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *