• |
ide | kryesore

Berisha: Shmangni udhëtimet gjatë natës në Rrugën e Kombit!

I pakategorizuar



Sali Berisha publikoi denoncimin e një ‘qytetari dixhital’, sipas të cilit qytetarët duhet të shmangin udhëtimet natën në Rrugën e Kombit.

Në mesazhin e tij drejtuar Berishës, qytetari shkruan se disa persona e kanë sulmuar më gurë teksa po kalonte në urën e Milotit. Ai zbulon se ka ndaluar edhe në një postobllok policor për t’i informuar mbi ngjarjen, por sipas tij, ata nuk i kanë kushtuar rëndësi.

Në denoncimin e tij në Facebook, Berisha shkruan se “Bandat bëjnë ligjin në Rrugën e Kombit, ndërsa policia ndihmon me sehir!” /LAPSI.AL/ 

POSTIMI I PLOTË: 

Bandat bejne ligjin ne Rrugen e Kombit!
Policia e ndihmon me sehir!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Pershëndetje,shokë,miq e jarana, parmbrame me mjetin tim transportus isha duke u kthyer nga durresi drejt per ne kosove, dhe papritmas një grup prej 3,4 personave me sulmuan me gurë,por për fat te mire nuk pësova fizikisht unë por vetem deme materiale, rasti me ka ndodhur ne Milot siper ures, njo dy kilometra vazhdova dhe takova nje postbllok policor i tregova ngjarjen qe me kishte ndodhur po hasa ne vesh te shurdher,andaj bashkqytetar ju lutem nese mundeni ju lutem qe tju shmangeni udhtimet gjatë nates.”