• |
ide | kryesore

Dalin pamjet / Makina ku udhëtonte Qazim Sejdini përplasi një person me motor

I pakategorizuar



Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini u përfshi në një aksident sot, sipas ish kryeministrit Sali Berisha. Në dy mesazhe që i janë dërguar Berishës thuhet se policia tentoi ta fshehë aksidentin, sepse në makinën që përplasi një person me motorr ishte Qazim Sejdini. Sipas personit që denoncoi ngjarjen i plagosur në aksident mbeti A.Allushi, që u dërgua në spital. Në mesazhin e dytë thuhet se personat që udhëtonin me kryebashkiakun e Elbasanit nuk kanë ndaluar për të ndihmuar të aksidentuarin. Fotot më poshtë janë bërë në vendin ku ndodhi aksidenti.

POSTIMI I BERISHES

Qytetari dixhital ka nje pyetje per Don Lalen: Pse nuk u ndale te kujdeseshe per viktimen tende?? sb

“Mirmbrema doktor shpresoj ky mesazh tju gjej mir
Degjova deklaratat qe Qazim Sejdini ka lene drejtesine qe te bej punen e vet. Nje pyetje kam per don lalen si mund te veproje drejtesia ku vet don lala natyrisht i shoqeruar me eskorten e tij shtyp nje person ne rruge dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke lene aty ushtarin e tij Aurel Kaja ( Leli INUK-ut te elbasanit) bashke me 2 badigarde. Ne fillim mendova se do ta ndihmonin por arsyeja e ndalimit ishte ti benin presion qytetarit qe te mos fliste dhe te harrohej ky incident duke mos u interesuar ne asnje sekond per shendetin e personit te lenduar. Kjo eshte drejtesia e Don Lales???”