• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Çfarë është Rama dhe çfarë përfaqësojnë zv.ministrat e rinj

I pakategorizuar



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi Edi Ramën rrezik kombëtar dhe rajonal, në një takim të LSI-së me strukturat në Durrës.

“Sot Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi përballë dy rrugë: të bashkëjetojmë me llumin dhe krimin që po instalon Edi Rama, apo të zgjohemi dhe të sensibilizojmë njerëzit. Edi Rama është jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal”, deklaroi Kryemadhi.  

Për zv.ministrat që Rama publikoi ditën e djeshme në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryemadhi deklaroi se ata janë përfaqësues të oligarkëve.

“33 zv.ministra në qeveri? Rama vërtetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre”, u shpreh kryetarja e LSI-së. /LAPSI.AL/