• |
ide | kryesore

Lëvizje në Prokurori, ndryshojnë krerët në Kukës e Tropojë

I pakategorizuar



Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka lëvizur nga detyra drejtuesit e Prokurorisë së Kukësit dhe të Tropojës. 

Në Tropojë, në vend të Artur Ismailukajt shkon Artan Shtrungza. Ndërsa Ismailukaj do të zëvendësojë Rita Gjatin në Kukës, e cila do të kalojë si prokurore e thjeshtë në Tropojë. 

Arsyet e lëvizjeve nuk janë bërë publike. 

Burime nga prokuroria bëjnë me dije për lapsi.al se Llalla pritet të firmosë këto ditë edhe lëvizje të tjera, me qëllimin për të rritur performancën e Prokurorisë. /Lapsi.al