• |
ide | kryesore

Masakruan të burgosurin, arrestohen 4 gardianë të burgut të Peqinit

I pakategorizuar



Katër efektivë të policisë së burgut të Peqinit janë arrestuar nga Sherbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën akuzën se kane masakruar një të dënuar. Gardianët kane qenë në dëtyrë mbrëmjen e 30 shtatorit kur në qeli është dhunuar barbarisht i burgosuri me inicialet V.G. Rasti i dhunës u denoncua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Sipas kësaj organizatë, gardianët kishin shkuar për kontroll në qelinë e të dënuarit dhe përfunduan duke e rrahur atë. /Lapsi.al