• |
ide | kryesore

Përndjek dhe mban peng ish -të dashurën, arrestohet 39-vjeçari (Emri)

I pakategorizuar



Një 39 -vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi përndiqte ish -të dashurën e tij dhe së fundi e kishte mbajtur në një shtëpi jashtë dëshirës së saj.

I arrestuari është Neritan Pipa, banues në Shkodër (i dënuar më parë në shtetin italian për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”). 

Policia tha se ky shtetas, tek “Kodra e Diellit”, ka përndjekur dhe mbajtur pa dëshirë, në një banesë, për më shumë se 3 orë, duke i ushtruar dhe dhunë fizike ish të dashurës, shtetases M.T., 27 vjeç. 

Ka qenë 27-vjeçarja ajo që e ka denoncuar ngjarjen, pas të cilë policia i vuri prangat 39-vjeçarit. /Lapsi.al