• |
ide | kryesore

Tragjedia në Torovicë/ Dëshmitari: Tmerri që pashë me sy, menduam se ra tërmet

I pakategorizuar



Një dëshmitar i ngjarjes tragjike në Torovicë, ku tre persona humbën jetën pasi një shkëmb ra nga mali dhe goditi makinën e tyre, tregon sesi tmerrin që ka përjetuar kur i është afruar makinës.

I riu, banori i Torovicës, shprehet se goditja ka qenë aq e fortë, saqë e ka bërë të pamundur identifikimin e viktimave.

“Unë isha me makinën time duke udhëtuar në drejtim të fshatit Torovicë. Fuoristrada ishte duke lëvizur 300 metra para meje me një shpejtësi shumë të ulët, pasi rruga është katastrofë. Kam qenë me sy te makina kur shkëmbi ra nga mali dhe goditi fuoristradën.

Në atë moment ndalova dhe shkova për t’u dhënë ndihmën e parë, por gjithçka ishte e kotë. Goditja ka qenë aq e fortë, sa e ka shkatërruar makinën bashkë me personat që ishin në të. Kur u afrova, kam parë tmerr me sy pasi viktimat kishin pësuar dëmtime të shumta, madje nuk identifikoheshin dot. Kam njoftuar policinë dhe në harkun e 40 minutave ata kanë mbërritur në vendin e ngjarjes”, tregon dëshmitari, banor i Torovicës që nuk dëshiron të identifikohet, për panoramën.

Sipas banorëve të zonës, aksi rrugor Balldre-Torovicë përben rrezikshmëri për shkak të shkëputjes së gurëve nga mali.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa dëshmitarët kanë treguar se kanë menduar që ra tërmet.

Kjo problematikë sipas tyre është prezente kryesisht gjatë dimrit, kjo për shkak të lagështirës që prek gurët nga reshjet e shiut.