• |
ide | kryesore

U arrestua se përndiqte ish -të dashurën, Neritan Pipa ishte akuzuar për vrasje në Itali

I pakategorizuar



Ky në foto është Neritan Pipa. 39-vjeçari nga Shkodra u arrestua se përndiqte ish të dashurën e tij dhe e kishte mbajtur në një banesë te “Kodra e Diellit” në Tiranë për 3 orë pa dëshirën e saj. 

 

Pipa është një person me precedent penalë. Ai rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Mësohet gjithashtu se ai ishte akuzuar për vrasje në vitin 2003, ku ishte arrestuar edhe për armëmbajtje pa leje, në moshën 25 -vjeçare. 

Akuzat për vrasje u ngritën pasi më 5 tetor 2013 në rrugën “Regina Elena” në Rimini u sulmuan dy të rinj, njëri prej të cilëve ndërroi jetë më vonë në spital. 

Tre ditë pas ngjarjes Pipa u zhduk. Me 8 tetor ai luajti ndeshjen e fundit me ekipin San Giovani dhe më pas u largua pa lënë gjurmë.

U arrestua me udhër të prokurorit Giacomo Gasperini dhe u dënua për vrasjen Efrain Fernando Carrillo Moscoso, një 27 -vjeçar që u godit me thikë në një stacion autobusi. 

Por ky vendim i shkallës së parë u anullua nga Gjykata e Apelit në Bolonja. 

Gjykata Supreme vendosi një gjykim të ri për këtë rast, por Pipa u zhduk dhe nuk u paraqit më në gjyq. /Lapsi.al