• |
ide | kryesore

Urbani i Kamzës aksidenton për vdekje të moshuarën

I pakategorizuar



Një aksident me vdekje ndodhi në orët të mëngjësit pranë “Urës së Institutit” në Kamëz. 

Policia njoftoi se rreth orës 08:30, autobuzi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar me vdekje, një shtetase (femër), ende të paidentifikuar, të moshuar. 

Mjeti dhe drejtuesi ende ndodhen në vendngjarje. 

Po kryhen veprimet nga shërbimet e policisë për të përcaktuar shkaqet. /Lapsi.al