• |
ide | kryesore

(VIDEO) Pacientin e nxjerrin me këmbë të thyer në rrugë nga spitali i Durrësit

I pakategorizuar



Një person me këmbë të thyer është nxjerrë nga spitali i Durrësit me justifikimin se nuk i ofroheshin shërbimet që i nevojiteshin dhe për këtë duhet të drejtohej tek një klinikë private.  

Në videon e publikuar nga Joq duket sesi pacienti transportohet në mes të rrugës, pa ambulancë, por me krevatin e spitalit.  

 

Qytetari ka shkruar:

Shikoni çfarë bëhet në spitalin e Durrësit. Shërbimet si grafia nuk ofrohen me pretendimin se nuk punon paisja dhe detyrohet pacienti me krevatin e spitalit, me ndihmën e miqve të kalojë rrugën dhe trotuarin për t’iu drejtuar klinikave private për të bërë grafinë për këmbën e thyer.