• |
ide | kryesore

E PLOTË/ “Kaubojsi” rryshfet për tendera, çfarë tha biznesmeni italian në polici

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sigurohet kallëzimi i plotë që biznesmeni italian, Vincezo Ricci ka bërë ndaj ish deputetit “kaubojs” Eduard Ndocaj, të cilin e akuzon për mashtrim. Në kallzim, biznesmeni 64-vjeçar fillimisht tregon rrethanat e njohjes me Ndocajn.
“Gjatë vitit 2016, në mes të muajit mars jam njohur në Itali me shtetasin shqiptar Eduard Ndocaj nëpërmjet një kolegut tim italian me të cilin kisha njohje që quhet Ambrogio Pozzi, duke ma prezantuar si deputet në Parlamentin shqiptar dhe që kërkon një ndërmarrje që merret me shtrimin e tubacioneve të gazit. Pas këtij prezantimi unë kam vazhduar takimet me shtatasin Eduard Ndocaj, i cili më premtoj se qeveria shqiptare ka 50 deri 80 km tubacion për të shtuar, fliste në emër të qeverisë. Pas 2 javësh në këmbim të kësaj oferte më ka kërkuar një dhuratë e cila është automjeti Audi Q7, unë ja dhash në përdorim”, ka rrëfyer Ricci.
Po në kallzim, biznesmeni Ricci denoncon se ish deputeti kaubojs fliste në emër të qeverisë.
“Dua të kallzoj se shtetasit Eduard Ndocaj i kam dhënë 78 mijë euro kesh, pa përfshirë gjobat prej 8 mijë eurosh që ishte gjobitur në Itali për tejkalim shpejtësie. Këto sasi monetare mi kërkoj një muaj pasi më mori makinën. Më pati deklaruar se për të marrë këtë tender një nga përfaqësuesit e qeverisë kërkon 50 mijë euro ku 25 i kërkoi menjeherë dhe pjesën tjetër më tha me firmosjen e kontratës. Në atë moment unë i kamë dhënë pa asnjë dokument 25 mijë euro dhe pas dy javësh edhe 25 të tjera. E kam pyetur vazhimisht se kur do e ftitoj këtë tender por Eduardi me nxirrte vazhdimisht justifikime, dhe brenda harkut të 3 muajve ka marrë dhe pjesën tjetër prej 28 mijë eurosh”, vijon kallëzimi i italianit.
Eduard Ndocaj do të ndiqet në gjendje të lirë për akuzën e mashtrimit ndërsa të marten ai postoi një foto në rrjetet sociale ku po udhëtonte drejt Italisë duke mohuar cdo akuzë. Edhe avokati i Ndocajt reagoi duke u shprehur se klienti i tij i është nenshtruar një verifikimi policor sikurse mund t’i nënshtrohet çdo qytetar tjetër i lirë dhe në asnjë rast atij nuk i është hequr liria si person i ndaluar ose arrestuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *