• |
ide | kryesore

Prishen shtëpi të tjera në Farkë, banorët thirrje Ramës për dëmshpërblim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Projekti i Unazës së Madhe ka bërë që disa banorë të zonës së Farkës të ngrenë zërin pas vendimit për prishjen e banesave apo dyqaneve të tyre.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News24”, një banor i Farkës tha se INUK e kishte urdhëruar të zbrazte shtëpinë dhe dyqanin. “Ne nuk jemi kundra projektit të rrugës, i bëj mesazh ndaç kryeministrit dhe Lali Erit, të na japin dëmshpërblim deri në gramë të fundit, me mirëkuptim,” u shpreh ai.
“Kemi kërkuar të vijë shteti të interesohet dhe të kuptojë që kemi kërkuar devijimin e kësaj rruge. Ne e kemi mund dhe djersë, kjo është e gjitha çfarë kemi. Ka shtëpia të tjera këtu që janë pa leje ndërtimi dhe vijnë e ndërtojnë rrugën këtu te ne që jemi me letra. Ne na thonë ju kap rruga. Projektin e kemi mësuar nga firmat këtu, kemi shkuar të kontaktojmë vetë me drejtorin e ARRSH,” tha një tjetër. Disa prej banorëve kanë certifikatë pronësie për pronat, ndërsa disa të tjerë e kanë në proces legalizimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *