• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-ministri Dritan Prifti

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti. 49-vjeçari vuante prej kohësh nga një sëmundje agresive të gjakut. Prej një viti ai ishte përkeqësuar dhe për këtë shkak kishte hequr dorë nga jeta publike dhe politike e vendit. Prifti i ishte nënshtruar së fundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk janë vënë re përmirësime. Nga viti 2009 deri në 2011 ishte deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dritan Prifti ishte Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë nga viti 2009 deri 2010-ën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *