• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i gazetarit: Masakra në Lushnje sapo ka nisur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreg se ngjarja që tronditi një ditë më parë Lushnjen është vetëm fillimi i një masakre që do të ketë pasoja të rënda. Kjo situatë sipas tij do të vijë si pasojë e faktit se asnjë nga personat e vrarë nuk ka qenë objektiv i atentatit.

“Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo kanë filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë pasur asnjë qëlluar objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë?

Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që isha sepse mendova se ishin ata të Aldo Bares dhe ika.

Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo nis në Lushnje. Unë po mendohem që të bëj apel” – u shpreh Hoxha në emisionin “Opinion”. /LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *