• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Berisha kundërshton propozimin e Bashës për ‘replikë’ nga Grida Duma, ajo largohet…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas daljes në media të Taulant Ballës, që mohonte fyerjen e Edi Ramës ndaj Sali Berishës, demokratët në parlament zgjodhën që replikën nga ana e tyre t’a bënte Enkelejd Alibeaj.

Propozimi mori “pëlqimin” e Berishës, edhe pse nuk e pohoi me zë, por mesa duket Lulzim Basha kishte Grida Dumën në mendje, të cilën e thirri të afrohet.

Në këtë moment Berisha iu drejtua Bashës me fjalët: “Jo, jo, lëre fare”, duke lënë të kuptohet se nuk është dakort që Duma të flasë për mediat.

Burime të “BalkanËeb” bëjnë me dije se zëdhënësja e grupit i është përgjigjur menjëherë thirrjes së Bashës dhe është afruar, por nuk i ka komunikuar asgjë dhe është kthyer mbrapsht sërish, ndërsa Sali Berisha është çuar nga vendi i tij.

Lulzim Basha u ‘detyrua’ të gjejë një zgjidhje që të mos mërzisë askënd dhe kështu zgjodhi të dalë vetë të flasë për mediat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *