• |
ide | kryesore

Reportazh/ Në Lushnje, një ditë pas masakrës

Arkiva, Kryesore



Në foton poshtë duket burri që u mbijetoi breshërive të kallashnikovit në Lushnjë. 
Një plumb e preku në këmbë dhe tani është jashtë rrezikut për jetën. Bujar Turku po kalonte pranë lokalit ku ishin ulur shenjestrat e atentatorëve, një ambient në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur Ura e Përroit. 
Gjurmët e gjakut akoma duken edhe pse bashkia nisi pastrimin e territorit në orët e hershme. Sot, aty ku  pasditen e së mërkurës ishin shtrirë trupat pa jetë të Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, janë vendosur lule. 
Shoku i tyre, Marius Xhepexhiu ndodhet në Tiranë në kurë intensive mjekësore. Bashkë me ta, në kafe, ndodhej edhe shoku tjetër Saimir Xhelili. Dyshohet se ishte një nga shenjestrat e para për t’u vrarë. Sot ai është dëshmitari kryesor i çështjes në dorë të hetuesve. 
Të gjithë bashkë thuhet se ishin miqtë dhe shokët e Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. Ky besohet se u largua nga tavolina 10 minuta para se të ndodhte masakra.
Më pas është dëgjuar zëri i Zamir Latifit që thirri: çuna na vranë!. Të gjithë u ngritën nga karriget, por pa shpëtim. Njëri nga autorët, që sipas policisë dyshohet se është Laert Haxhiu, doli jashtë Benzit dhe qëllonte me breshëri kallashi. Autori i dytë, Orges Bilbili, gjuante nga brenda makinës. 
Në trupin e Latifit u gjetën 35 plumba, kurse në trupin e Hoxhës, 7 të tillë. Në vendin e ngjarjes ekpertët mblodhën edhe 41 gëzhoja.
  
Banorët u panë të largoheshin me vrap. Qyteti i përfshi në panik. Në Lushnjë, ishin rikthyer krismat vdekjeprurëse.
 
Masakra ndodhi vetëm në pak minuta dhe mjeti i autorëve u largua me shpejtesi për të përfunduar i djegur pranë fshati Çukas, në rrugën e vjetër Lushnjë- Berat. Dy policë, të parët në vendin e ngjarjes, nxorrën jashtë tre automatikët. Ndoshta me idenë për të shpëtuar gjurmë. 
Hetuesit besojnë se masakra është pasojë e hakmarrjeve midis grupeve rivale. Por ka dyshime për atentat të organizuar. Autorët demonstruan egërsi, kishin për qëllim t’i vrisnin të gjithë. Ishin të stërvitur dhe operuan me shpejtësi. Forma e ekzekutimit është tregues për njpërplasje me qëllim pastrim territori nga grupi rival. Por janë ekspertët ata që do t’a percaktojnë motivin: A ishte kjo masakër e një hakmarrjeje gangsterësh apo luftë për territor e para./abcnews/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *