• |
ide | kryesore

Van Der Beek: Ngacmime seksuale dhe për ne aktorët meshkuj

Paparazzi



Vazhdon zhurma e  deklarimeve të yjeve të Hollywood-it të cilët po flasin kundër producentit te filmave Harvey Weinstein, pas akuzave të shumta të tij për ngacmime seksuale.

Që kur prodhuesi i filmit nuk është më kryetar i kompanisë së filmave Weinstein, aktore si Meryl Streep apo Jennifer Lawrence kanë reaguar ndaj sjelljes së tij “të pafalshme” ndërkohë që përkrahin femrat që kanë vendosur të flasin. Van Der Beek, 40 vjeç, mbrojti “ viktimat” e famshme të cilët kishin ngurruar të flisnin në lidhje me sulmet e tyre, duke shtuar se edhe ai kishte heshtur për përvojat që kishte patur kur ka qenë i ri dhe në kulmin e karrierës.
“Për këdo që e gjykon gruan që hesht, lexojeni këtë për perspektivë. Ajo për të cilën Weinstein po akuzohet, quhet vepër kriminale dhe ky veprim është i papranueshëm në çdo industri. Edhe unë kur isha i ri, kam patur eksperienca aspak të mira, meshkuj në moshë që më preknin të pasmet apo që më përfshinin në biseda më përmbajtje seksuale”, shprehet aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *