• |
ide | kryesore

Xhafaj çlirohet nga një tjetër besnik i Tahirit. Genc Gjonçaj ikën te Ruçi

Arkiva, Të fundit



Jo vetëm në polici, por tani edhe në Ministrinë e Brendshme.
“Të besuarit” e Saimir Tahirit po largohen me ardhjen e Fatmir Xhafës. I gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit u shkarkua nga detyra përveç Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako. Në ministri nuk ka shkarkime, por largime.

Lapsi.al mëson se Genc Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i emëruar në kohën e Tahirit, e ka lënë detyrën. Pas shkarkimit të Tahirit si ministër, ai do të punojë për një “tepelenas” të pushtetshëm në PS, Gramoz Ruçin. Gjonçaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës.

Burime të lapsi.al thonë se pas Gjonçajt të tjerë njerëz të Saimir Tahirit pritet ta lënë Ministrinë e Brendshme, pasi ministri Xhafaj nuk i ka angazhuar, por thjesht u kërkon të respektojnë orarin zyrtar. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *