• |
ide | kryesore

Gjuha e çthurrur e Edi Ramës dhe hipokrizia përpara kamerave (Video)

Arkiva, Kryesore

Kryeministri Edi Rama, me tone gati engjëllore, ka dalë sot në foltoren e Kuvendit për t’u thënë shqiptarëve se ai kurrë nuk përdor sharje, akuza apo ofendime për kundërshtarët e tij politikë. “Kurrë nuk do e shaja Saliun dhe Lulin”, tha ai, duke renditur më pas rastet kur mund t’a kishte bërë këtë.


Kryetari i PD e nisi fjalën duke përmendur fjalën “të rrjedhur”, por ishte konstatim si në rastim tim të djeshëm. Ishte thjesht një konstatim. Sali, larg qoftë të të shaj ty dhe Lulin. Janë vravë njerëz në Bulevard dhe s’të kam thënë “kriminel”. Shteti ka paguar faturën 10 milionë USD për Gerdecin dhe Bulevardin… Ashtu sikundër në rekordet e këtij parlamenti nuk ka fjalë “mafioz” “kriminel” nga unë“, tha Rama gjithë etiketë.


Por vetëm një ditë më parë, ai kishte thënë diçka pas shpine, ndërkohë që Berisha fliste, por e kishte bërë këtë, siç pranoi, nëpër dhëmbë. Opozita pretendoi se Rama jo vetëm kishte sharë, por fjalori i përdorur ishte shumë më i rëndë se fjala “i rrjedhur”. Rama e ka përdorur këtë term për shkak të tingëllimit të përafërt me fjalën e rëndë që pati përdorur në të vërtetë.

Por po të dëgjoje Ramën sot, dikush që sapo ka ardhur në Shqipëri do të mendonte se ky është modeli i politikanit të civilizuar dhe tolerant. Problemi është që Rama para kamerave është një njeri tjetër nga Rama i vërtetë. Ai që fyen, shan, depersonalizon vartësit, ofendon kundërshtarët dhe poshtëron femrat.

A e mbani mend si përbetohej tre vjet më parë se nuk kishte përdorur fjalë rruge pas shpinës së Berishës në Kuvend? Dhe kur u kap nga kamerat e AbcNews lëshoi perlën tek Opinioni i Fevziut: “Nuk e shava, por e mendova”, duke marrë nga pas komentin ironik të Fevziut se gazetarët paskan aftësinë t’i lexojnë edhe mendimet kryeministrit. Të njëjtën gjë tha edhe një ditë më parë, kur pretendoi se foli nëpër dhëmbë, gjë që edhe kjo është një sjellje e neveritshme kur dikush është duke folur.

Të njëjtën gjë u mundua të mohojë edhe një vit më parë, kur u përpoq të modifikonte fjalët që i kishte thënë deputetes së PD në Kuvend, “ku e lage atë letër”.

Shembujt e vulgaritetit dhe sjelljes aspak të denjë për një kryeministër apo deputet janë të shumta dhe do të mjaftonin këto që Kuvendi i Shqipërisë të merrte masë, qoftë edhe si simbolikë kundër banalitetit, ndaj kryeministrit. Mirëpo ata që janë aty, një pjesë “shkrihen me shakatë e kripura të Duçes” dhe pala tjetër ia kthen me të njëjtën monedhë.

Mjaft të shihet një kronikë e AbcNews (video më poshtë) për të kuptuar se kush është Edi Rama i vërtetë dhe sa lidhje ka ai me Edi Ramën që përbetohet për etikë sapo sheh dritën e kuqe të një kamere. Disa sekonda të kësaj videoje janë vërtetimi më i qartë se Rama është kryeministri më gojë çthurrur që ka patur ndonjëherë Shqipëria.

4 Comments

  1. Jam martuer me 08.08.1991, para tre ditesh u bera gjysh,pra per gati 28 vjet po keto budallalleqe degjoj nga Sali Berisha e PD . Turp e faqja e zeze , e mjere populli nga pret shprese.

  2. Si tha Topall hajni,”per zhelesh nxirreni jashte”,nqs ka njeri qe nuk ka lene gje pa thene dhe pa share ai eshte NR1 ,plaku supermashtrues qe do te dali ne pension kur te vdesi,atje ku dielli nuk lind kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu