• |
ide | kryesore

Angelina Jolie në kopertinën e “Harper Bazar” për 150 vjetor (Video)

Arkiva, Paparazzi



Në setin e fundit fotografik, Angelina Jolie, shfaqet e fuqishme dhe e patrembur në mesin e disa kafshëve të egra në Namibi.
Këtë gjë e ka bërë për hir të 150 vjetorit të themelimit të revistës “Harper’s Bazaar”, të cilët e kanë përzgjedhur atë të jetë pjesë e kopertinës së këtij numri të veçantë.
Përmes këtij fotosesioni, aktorja dhe regjisorja 42 vjeçare, ka për qëllim të bëjë thirrje për ruajtjen e ambientit si dhe respektimin e të drejtave të femrave kudo në botë. Ajo po ashtu reklamon veshje për markat e njohura të modës, si: Atelier Versace, Rag & Bone, Ralph Lauren Collection etj.

Jolie ndër të tjera ka treguar se ky fotosesion i realizuar në Namibi është shumë i veçantë për të, edhe për faktin se vajza e saj, Shiloh Jolie-Pitt, ka lindur në këtë shtet.

Brenda në revistë përfshihet edhe një intervistë e gjatë me aktoren, e cila flet për angazhimet e saj në çështje të ndryshme që e preokupojnë si dhe bën thirrje për vetëdijesimin e popullatës rreth situatave të caktuara siç janë varfëria dhe shkelja e të drejtave të njeriut.

Numri i muajit nëntor të revistës “Harper’s Bazaar”, do të dalë në shitje nga 24 tetori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *