• |
ide | kryesore

Berisha zbulon datat kur vëllai i Ramës ka kaluar kufirin me makinën me drogë

Arkiva, Të fundit



Kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka folur me emra dhe ka akuzuar direkt vëllanë e kryeminsitrit, Olsi Ramën si një nga kokat e bandës së Xibrakës.

Ai ka theksuar se ka fakte për këtë. Berisha është shprehur se e ka kaluar kufirin me persona që tanijanë në burg, por vetëm Olsi Rama nuk është sepse është vëllai I kryeministrit. Berisha i ka kërkuar shpjegime Ramës pse ndodhej vëllai i tij në makinën e drogës dhe pse erdhi me bandë nga Bostoni.

Olsi Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinë e përshtatur për transport droge më 10 tetor të vitit 2014 nga Ilir hoxha, Gjonaj dhe Genci Xhixha, kanë kaluar kufirin të gjithë ata që janë Brenda. Kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda, por Olsi jo, se eshte vellai yt. I them këtij zotërisë, a është kjo një akuzë konkrete, dil dhe jep shpjegime pse yt vëlla në makinën e kokainës, yt vëlla erdhi me bandë nga Bostoni që merret me trafik drogë dhe të pista, por kjo ishte akuzë e përgjithshme mund të thoni ju. Tani na thuaj pak është yt vëlla cfarë don ai me makinën e drogës, një nga kryesorët e Xibrakës, apo do thuash si Xhafa, c’me duhet mua se cfarë bën im vëlla. Edi Rama kush i solli kriminelët në Kuvend? Ndokën përdhunues, Frrokun vrasës, Prengën hajdut vilash dhe trafikant, i solli opozita apo i solle ti? Ti i solle se krimi i dobishëm është për tu nderuar. A kam të drejtë të quaj unë ty Edvin Ndoka, Prenga, Frroku, shumë të drejtë, nuk ke denoncuar asnjë prej tyre.” – tha Berisha

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *