• |
ide | kryesore

Dëshmitari në masakrën e Lushnjës: Pashë 4 persona, 3 prej tyre qëlluan!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një dëshmitar okular i masakrës në Lushnjë tregoi për ‘News24’ momentet nga krimi në qendër të Lushnjës.
Sipas tij automjeti i agresorëve, brenda të cilit ndodheshin 4 persona erdhi nga qendra e qytetit.
Dëshmitari pohoi se 3 prej tyre, pasi zbritën nga makina hapën zjarr me Kallashnikovë në drejtim të djemve, ku lëshuan 41 plumba, duke lënë të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën.
Deri më tani personat e shpallur në kërkim janë dy, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.
Dyshohet se shkak i atentatit janë hakmarrjet e vjetra të bandës së Aldo Bares dhe kontrolli i territorit për pazaret e drogës mes të rinjve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *