• |
ide | kryesore

Dorëzohet në polici i dyshuari si autor i masakrës së Lushnjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zhvillime të reja nga masakra e Lushnjës. Burime të lapsi.al thanë se këtë të premte është vetëdorëzuar në polici një nga të dyshuarit si i përfshirë në vrasjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve të mërkurën që lamë pas. Bëhet fjalë për Julian Sulën. I riu ishte një nga të dyshuarit si personi i tretë i përfshirë në atentat së bashku me të shpallurit në kërkim Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Burime në policinë e Lushnjës i thanë lapsi.al se Sula i njohur edhe me nofkën “Juli i Pashakos” është duke u marrë në pyetje nga hetuesit në lidhje me ngjarjen. Emri i Julian Sulës u përmend këtë të premte edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. ©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *