• |
ide | kryesore

L’Equipe: Pse po hetohet për korrupsion presidenti i PSG?

F1, Sport



Gazeta kryesore franceze L’Equipe ka vënë sot në faqe të parë (foto) skandalin që ka përfshirë  presidentin e Paris SG, Nasser al-Khelaifi. Bosi i kompanisë beIN media, që transmeton programe sportive në shumë vende të botës akuzohet për korrupsion, në lidhje me blerjen e të drejtave televizive për botërorët e viteve 2026 2030.

Në qendër të hetimit të ngritur nga autoritetet zvicerane ka përfunduar edhe rrjeti televiziv nga Katari, “beIn Sports”, rrjet në të cilin Al-Khelaifi (përveçse predident i PSG) është president dhe administrator i deleguar.

Sipas hetimeve të nisura nga policia zvicerane, padroni i PSG-së ka paguar ryshfet për të kushtëzuar përfundimin e garës, me përfshirjen këtu të ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke (foto).

“Më 20 mars 2017, ministri publik i Konfederatës ka nisur një procedim penal ndaj Al-Khelaifit për korrupsion, vjedhje, mashtrim koorporatash dhe falsifikim të dokumenteve”, lexohet në njoftim.

Për Valcken dyshohet se ka pranuar avantazhe të padrejta në lidhje me dhënien e të drejtave për transmetim në disa vende, të Botërorëve të viteve 2018, 2022, 2026 dhe 2030, ndërsa Al-Khelaifi akuzohet për të drejtat televizive të Botërorëve 2026 dhe 2030.

Çështja e të drejtave të marketingut dhe të transmetimit televiziv i kishte interesuar edhe drejtësisë amerikane gjatë arrestimeve që u bënë për 7 anëtarë të FIFA-s në maj 2015. Kjo valë hetimesh rrëzoi më pas peresidentin e FIFA-s Sep Blater dhe atë të UEFA. Michel Platini. Blater e ka denoncuar këtë si një komplot të auteriteteve amerikane pasi ata nuk e fituan të drejtën për të zhvilluar botërorin, pas u mundën nga lobingu i Katarit.

©Lapsi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *