• |
ide | kryesore

Masakra në Lushnjë/ Del emri i autorit të tretë që policia nuk e thotë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e shtetit bëri një njoftim 2 ditë pas ngjarjes në Lushnjë ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë duke njoftuar identifikimin e 2 autorëve. Në kërkim janë shpallur Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili dy emra nuk janë emra të panjohur për prokurorinë dhe policinë. Por pasditen e së mërkurës Haxhiu nuk ka qenë i shoqëruar vetëm nga Bilbili, por të paktën edhe nga një person i tretë që policia nuk e thotë ende. Ata së bashku kanë zbrazur 41 fishekë ku 31 plumba kanë rënë në trupin e Zamir Latifit dhe 10 në trupin e Jurgen Hoxhës.
Në studion e Abc News u tha se policia është vënë në ndjekje edhe të një personi të tretë. Sipas të njëtjave burime në kërkim është shpallur Julian Sula i njohur edhe me nofkën “Juli i Pashakos”. Ky person ka bërë një sherr gjatë ditës së zgjedhjeve dhe flitet se ka mbështetjen e Gramoz Ruçit. Mësohet se po hetohen edhe lidhje të policisë së Lushnjës me autorët e dyshuar të atentatit. Më herët emrin e Sulës e kishte përmendur edhe ish-kryeministri Sali Berisha ne një denoncim në rrjetet sociale.
Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili dyshohen edhe për vrasjen e ish-anëtarit të Bandës së Lushnjës, Gerti Lala, i njohur me nofkën “Iriqi” në korrik të 2011. Për për këtë vrasje Haxhiu është dënuar me 32 vite burg, por bëri vetëm 3 dhe doli për mungesë provash. Burime nga prokuroria thonë se është një dëshmitar kyç i cili po mbahet i fshehtë për arsye sigurie. Një nga pistat e dyshuara është ajo e konfliktit të bandës së Lushnjes dhe ekzekutimit në vitin 2000 të djalit të xhaxhait të Laert Haxhiut. Një pistë tjetër është ajo e pazareve të drogës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *