• |
ide | kryesore

Meta: Dhënia e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës mund të pezullojë vizat për Shqipërinë

Arkiva, Të fundit



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se dhënia e shtetësisë shqiptare për qytetarët e Kosovës mund të sillte pezullimin e vizave edhe për qytetarët e Shqipërisë. Në një intervistë dhënë për “Radio Televizionin e Kosovës”, kreu i shtetit shqiptar tha se kjo nuk varët në dëshirën e tij personale dhe të qeverisë shqiptare, pasi kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës. 

Kjo mund të mos ishte asnjë zgjidhje afatshkurtër për arsye se Shqipëria, e cila ka në fuqi aktualisht marrëveshjen për lëvizjen e lirë në zonën Shengen, padyshim që është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, të cilat kanë të bëjnë me parametrat e kontrollit të kufijve, të cilat kanë të bëjnë ende me parametrat e sigurisë të dokumenteve të udhëtimit dhe identifikimit, me parametrat e luftës kundër krimit të organizuar, me parametrat të kërkesës së azilkërkuesve nga Shqipëria në vendet ku shqiptarët e Shqipërisë lëvizin pa viza. Dhe me pak fjalë, një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Pra, mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues që ka një propozim i tillë.” – tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *