• |
ide | kryesore

Ministri Pandeli Majko: Të gjithë mund të kemi foto të dyshimta

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur pa dorëza sot në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa ka marrë fjalën në foltore, duke iu referuar debatit të madh që pati mes palëve, Majko ka thënë se është koha që gjërat të thuhen ashtu si janë.

Majko është shprehur se të gjithë kanë foto të dyshimta, por çështja është që ky vend ka filluar një proce të rëndësishëm si ai i Vettingut.

Më ka ndodhur edhe mua, më kanë thënë të pish kafe me filanin nuk kam pranuar, kur kanë dalë votat kam parë gropën e kam pyetur c’është kjo gropë, është ajo kafja shef më kanë thënë. Eshtë mirë që të kuptojmë se ky diskutimi i sotëm më shumë se sa kush ka dalë në foto me kë, të gjithë ne mund të kemi foto të dyshimta, të kuptojmë që ky vend ka filluar një proces të rëndësishëm, po bëhet vetingu, që do vërë prapa hekurave ata që janë të lidhur me krimin e organizuar.” – tha ndër të tjera Majko.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *