• |
ide | kryesore

Pas tensioneve dje, sot sërish seancë plenare, Ruçi hedh poshtë kërkesën e PD, LSI, PR kundër Ramës

Arkiva, Të fundit

Pas tensioneve të ditës së kaluar Kuvendi është mbledhur edhe sot në seancë plenare. Dje pasi bllokoi foltoren e u përjashtua deputeti demokrat, Flamur Noka, Kryetari i Kuvendit, dhe Gramoz Ruçi shtyhu punimet për sot. Siç u bë me dije edhe mbrëmë, seanca nisi në orën 08:30, me të njëjtin rend dite.

Që në nisje të seancës kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri edhe një përmbledhje të minutave të vëna në dispozicion të mazhorancës dhe opozitës për të folur, duke hedhur poshtë pretendimet e këtyre të fundit se nuk kanë hapësirë për të folur. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme u mblodh Konferenca e Kryetarëve, e cila diskutoi mbi kërkesën e deputetëve të PS-së lidhur me përjashtimin e deputeti Noka, ndërsa u vendos që ky i fundit të pezullohej për 10 ditë nga seancat parlamentare. Sakaq, Ruçi, rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës së bashkuar (PD, LSI dhe PR) për të pezulluar kryeministrin Edi Rama nga seanca, pas pretendimit se ka përdorur fjalë fyese ndaj ish-liderit demokrat, Sali Berisha.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu