• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Milan po negocion me Petkoviç për të hequr Montelën

Arkiva, Sport



“Vladimir Petkovic mund të drejtojë Milanin nga sezoni i ardhshëm.” Është ky zbulimi që ka bërë e përditshmja zvicerane “Blick”. Aktualisht trajneri është në krye të pankinës së Zvicrës, por sipas gazetës është në krye të listës së kërkesave të Milanit nëse dështon Montela. Fati i Petkoviç te Zvicra do të varet nga ndeshjet play off për kampionatin botëror të Rusisë. Petkovic mban pankinën e Zvicrës që nga viti 2014 dhe ka një kontratë deri në 2019-ën. Sipas “Blick” ka pasur që tani një kontakt nga Milan, dy ditë më parë në Portugali kur Drejtori Sportiv i Milani, Mirabelli udhëtoi me një avion privat për të marrë prej andej Rodriguez dhe André Silva në mënyrë që të ktheheshin sa më shpejt në Milano. /lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *