• |
ide | kryesore

Profil/ Monstra e Holliwood që përdhunoi aktoret më të famshme të botës

Arkiva, Kryesore, Paparazzi
Harvey Weinstein



Një njeri me fizik jo shumë të pëlqyer, në dukje 100 kg, i njohur për disa filma të sukseshëm arriti të kapë disa nga femrat më të famshme dhe më të bukura të botës si Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow, Lucia Evans por jo nga merita e tij.

Harvey Weinstein producenti që shkaktoi skandal të përmasave të mëdha në të gjithë Amerikën. U zbuluan ngacmimet seksuale dhe përdhunimet e shumë aktoreve dhe punonjësve të kompanisë që menaxhon. Mbi të u hodhën akuza të forta që krijuan debate, por njëkohësisht dhe bashkim të shumë të famshmëve kundra tij.

Jodi Kantori dhe Megan Twohey morën guximin të zbulonin një anë tjetër të producentit, atë të një manjaku seksual. Të dyja sëbashku publikuan një shkrim në “The New York Times” ku kishin si qëllim t’i tregonin botës se Weinstein në 3 dekadat e fundit kishte përdorur të gjitha femrat sipas dëshirës së tij. Pas 5 ditsh më 10 Tetor Ronan Farrow, raportoi për të njëjtën gazetë që producenti ka shfrytëzuar mbi 13 femra dhe 3 prej tyre i ka përdhunuar.

Por kush është Harvey Weinstein?

Fituesi i Oscar dhe producenti ekskluziv i, Django Unchained, Pulp Fiction, Silver Linings Playbook and the Spy Kids. Weinstein në baskëpunim me vëllain e tij, Bob, gjatë viteve 70’ ndërtuan studion e famshme Mirmax (1979). Miramx nuk qe një emër çfarëdo, por ishte bashkimi i emrave të prindërve të tyre Miriam dhe Maz. Përmes kësaj studio ata krijuan disa filma të pavarur si Pulp Fiction, Clerks, The Crying Game, gjithashtu dhe Sex, Lies, and Videotape. Por më vonë gjatë vitit 1993 studioja iu shit “Disney” dhe pas një periudhe 22-vjeçare ata krijuan “The Weinstein Company”.

Kush ishin femrat që deklaruan pro dhe kundra Harvey Weinstein?

Në një deklaratë të publikuar fillimisht në “Huffington Post”, Meryl Streep u shpreh e tronditur nga lajmi i turpshëm, siç e cilësoi. Aktorja vlerësoi ato gra që ngrenë zërin për zbulimin e abuzimeve dhe i cilësoi heroina. Në ceremoninë e vitit 2012 të “Golden Globes” e cilësoi “Zot” producentin, ndërsa tani, pas akuzave kundër tij, e shikon si një abuzim të neveritshëm e të pafalshëm pushteti.

Judi Dench publikoi një deklaratë ku tha se nuk dinte asgjë lidhur me pretendimet e tmerrshme. Qëndrime të ngjashme kishin edhe Ema Thomson, Mark Ruffalo e Seth Rogen. Aktorja 44-vjeçare, Rose McGoëan, një ndër vajzat e abuzuara që ka dalë hapur, ndryshoi foton e saj të profilit në “Twitter”, duke vënë një kur ishte e re dhe shkroi: “Kjo vajzë ka qenë viktimë e një përbindëshi. Kjo është vajza që e mbuluar me turp me heshtjen tuaj”.

Një tjër rasti ishte ai i Lea Seydoux e cila fillimisht e kishte takuar Harvey në një event mode dhe ai e kishte thirrur menjëherë për të pirë diçka në hollin e hotelit të tij. Pas pak minutash ftesa e Harvey u zhvendos në një nga dhomat.

“Ishte e vështirë ti thoje jo pasi ishte një njeri shumë i pushtetshëm dhe ka në dorë çdo gjë për të të bërë keq”, është shprehur Lea për “The Guardian”. Ajo vijon duke thënë se pasi u ngjitën në dhomë ai ju hodh përsipër duke e puthur dhe duke e prekur pa dëshirën e saj. “E vetma gjë që mund të bëja ishte të qaja, e kam parë dhe herë të tjera Harvey me femra jo të famshme dhe tregonte kush nga yjet botërore kishte kaluar një natë me të”.

Producentja Elizabeth Karlsen tregoi se kur ka punuar me Weinstein, rreth 30 vjet më parë, një rast e ka gjetur nudo në krevat. Ndërsa gazetarja Lauren Sivan tregoi se rreth 10 vjet më parë Weinstein arriti deri aty sa u masturbua para saj. Shkrimtarja Liza Campbell tregoi se në të shkuarën Weinstein ishte munduar ta bindte të laheshin bashkë. Michael Keaton e konsideroi producentin “të neveritshëm dhe të tmerrshëm”. Ndërsa Lena Dunham sulmoi kompaninë e tij, duke pretenduar se të gjithë kanë ditur gjithçka. Mes atyre që nuk është çuditur fare nga kjo histori është presidenti amerikan Trump, i cili shkroi: “E njoh Weinstein prej kohësh dhe nuk habitem aspak”.

I akuzuar për ngacmime seksuale, producenti i shumë filmave të suksesshëm u shkarkua nga vetë bordi i kompanisë së tij pas një raporti të “New York Times”, që pretendonte se gjatë 30 viteve ai ka ngacmuar seksualisht gra të ndryshme që punonin për të. Mes tyre janë Ashley Judd dhe Rose McGowan, të cilat ishin të parat që drejtuan gishtin kundër tij.

Ato që ranë pre e ngacmimeve seksuale nga poducenti Harvey Weinstein janë femrat e renditura më poshtë.

• Asia Argento, aktore
• Rosanna Arquette, aktore
• Jessica Barth, aktore
• Ambra Battilana, modele
• Zoë Brock, modele
• Emma de Caunes, aktore
• Cara Delevingne, aktore dhe modele
• Daën Dunning
• Lucia Evans, aktore
• Romola Garai, aktore
• Judith Godrèche, aktore
• Jessica Hynes, aktore
• Angelina Jolie, aktore
• Ashley Judd, aktore
• Katherine Kendall
• Rose McGowan, aktore
• Gëyneth Paltroë, aktore
• Tomi-Ann Roberts
• Léa Seydoux, aktore
• Lauren Sivan, gazetare
• Mira Sorvino, aktore
• Angelina Jolie, aktore



LAPSI.AL



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *