• |
ide | kryesore

Pse ka degraduar në sharje e batuta Parlamenti?

Arkiva, Të fundit



Akuza për trafik droge, sharje personale, etiketime, ironi, përdorim kokainë në Kuvend, dalje në foto me kriminelë dhe shumë batuta. Ky ka qenë pak a shumë Parlamenti i sotëm. Edhe pse normalisht salla e Parlamentit duhet të ishte një sallë ku diskutohen ligje dhe problemet e popullit të cilën kjo sallë përfaqëson, një gjë e tillë nuk ndodh aspak.

Çdo ditë e më shumë Parlamenti ynë po i largohet këtij përcaktimi dhe po shndërrohet në një mejhane ku çdokush mund të thotë ç’t’i shkrepet pa mbajtur përgjegjësi.

Akuzat të rënda për trafiqe droge, prostitucion, përdorim kokaine apo lidhje me bandat, janë bërë fjalë të zakonshmë tashmë në sallën e Kuvend, edhe pse kjo gjë nuk ndodh në ndonjë vend tjetër normal. Po ashtu, degradimi ka arritur deri aty sa akuzat personale zënë pjesën më të madhe të diskutimeve. Nuk mungojnë as të qeshurat dhe duartrokitjet.

Në këtë pikë, nuk dihet nëse kjo klasë politike e sheh Parlamentin si një sallë të madhe ku do të konkurojë edhe spektaklet e vetë humorit, apo ndoshta ky është realisht niveli i politikanëve tanë, të cilët po na shfaqen ashtu siç janë në të vërtetë./ Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *