• |
ide | kryesore

Rama e mohon për herë të parë: Nuk jam përdorues droge

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama është ftuar disa herë nga PD që të bëjë testin e drogës. Ai jo vetëm ka refuzuar, por i ka injoruar ftesat “provokative”. Nuk komentoi as akuzat e të ndjerit Dritan Prifti kur tha publikisht se Rama merrte 3 mijë euro drogë në ditë e që e kishte parë në zyrën e tij duke e konsumuar. Sot për herë të ai ka mohuar publikisht të jetë përdorues droge. “Unë nuk jam as përdorues, as shitës, as trafikant e as bos i drogës” tha në parlament në një fjalim përmes të cilit tentoi të relativizonte akuzat e opozitës për lidhjet e qeverisë së tij me kriminelë të rrezikshëm dhe bandat e krimit të organizuar. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *